AKK takim me ARC

05/04/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës realizoi një takim me Agjencinë e Regjistrimit Civil për të diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit në prag të fillimit të projekteve të AKK-së për ndërlidhjen e qytetarit me adresë, rindërtimin e kadastrit dhe korrektimin e të dhënave të personave.
Për AKK-në e rëndësishme në këtë fazë është që nga ARC-ja të sigurohen informata sa i përket statusit jetësor të pronarëve të regjistruar në Regjistrin e të drejtave pronësore, kjo për nevoja të projekteve për të verifikuar numrin e trashëgimive që planifikohet të realizohen, nevojat e qytetarëve për trashëgimi, dhe detaje tjera të nevojshme për të arritur realizim sa më të mirë të projekteve.
Ofrimi i qasjes në Regjistrin e gjendjes civile edhe në projektin e ndërlidhjes së qytetarit me adresa është i domosdoshëm për realizim sa më efikas të tij. Ndërlidhja në kohë reale e sistemeve ndihmon, lehtëson dhe përshpejton mbledhjen e të dhënave dhe plotësimin e tyre në regjistra njëkohësisht duke minimizuar edhe mundësinë e gabimeve eventuale.
Agjencia e Regjistrimit Civil premtoi bashkëpunim të plotë me Agjencinë kadastrale të Kosovës, meqë qëllimi i përbashkët i të dyja institucioneve është ofrimi i  të dhënave sa më të plota dhe sa më të sakta për të gjithë qytetarët.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net