Shumë shpejt në Gjeoportalin shtetëror të Republikës së Kosovës të dhënat kadastrale do të janë të qasshme dhe publike

05/04/2024

Në një takim të përbashkët në ambientet e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti bashkë me bashkëpunëtorë nga USAIDI u prit nga Krenare Sogojeva Dermaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi me bashkëpunëtorë.
Temë qëndrore e takimit ishte publikimi i të dhënave kadastrale në Gjeoportalin shtetëror të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të dhënat e pronarëve duke respektuar me përpikmëri kufizimet që dalin nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale.
Meqë Agjencia Kadastrale e Kosovës ka të planifikuar për këtë vit avancimin e Gjeoportalit shtetëror me këtë zhvillim do të adaptohen të gjitha kërkesat dhe specifikat detaje për të mundësuar qasjen e qytetarëve në të dhënat kadastrale.
Hapja e të dhënave në nivel të tillë ka qenë temë diskutimi nga AKK-ja me disa institucione për një kohë të gjatë, por vetëm tani me ndryshimet e fundit legjislative është arritur që të jetësohet dhe të dhënat të jenë publike për të gjithë qytetarët e vendit.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net