Vizitë studimore në Kroaci dhe Slloveni

15/04/2024

Një delegacion i institucioneve të ndryshme të Kosovës është duke e realizuar një vizitë studimore në Kroaci dhe Slloveni. Përveç përfaqësuesve nga Ministria e Brendshme, Agjencisë për Regjistrim Civil dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pjesë e delegacionit është edhe Specialisti i GIS-it në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Amir Sogojeva. Vizita studimore realizohet në kuadër të Grupit teknik për Migrim të Brendshëm dhe në kuadër të Autoritetit Qendror për Migrim. Kjo vizitë po realizohet më qëllim të marrjes së informacioneve dhe praktikave më të mira nga këto dy shtete rreth vendbanimit, vendqëndrimit dhe migrimit të brendshëm, duke marrë parasysh edhe fazën e plotësim ndryshimit të Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim. Informacionet dhe praktikat e mira nga këto dy shtete do të shfrytëzohen AKK-ja edhe për projektin e lidhjes së qytetarit me adresë.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net