AKK pret në takim përfaqësuese nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale

29/05/2024

Zv.Drejtori ligjor në Agjencinë Kadastrale të Kosovës Bashkim Shaqiri me bashkëpunëtorë priti në takim përfaqësuese nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale. Temë diskutimi ishte fillimi i procedurës për plotësim/ndryshimin e Ligjit për ndërmjetësim, nga Ministria e Drejtësisë. Nga AKK-ja u kërkua që të japin kontributin e tyre në lidhje me ndryshimet e nevojshme sa i përket procedurave të ndërmjetësimit të kontesteve pronësore, zgjidhjet e mundshme, etj.
Nga ana tjetër AKK-ja, si shtytëse dhe përkrahëse kryesore e përfshirjes së ndërmjetësimit  në çështjet pronësore premtoi angazhim maksimal për të ofruar kontributin e nevojshëm si pjesë e grupeve punuese në këtë proces, në mënyrë që baza ligjore për ndërmjetësim të rasteve që lidhen me prona të paluajtshme të jetë e plotë e gjithpërfshirëse, me mundësi të realizimit të të drejtave pronësore të të gjithë qytetarëve që nuk kanë arritur ti realizojnë ato në mungesë të kësaj baze ligjore.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net