Ekspertët e AKK-së përmbyllin vizitën studimore në Kadastrin Holandez

31/05/2024

Përmbyllet vizita studimore 4 ditore e ekspertëve të AKK-së në Kadastrin Holandez. Gjatë kësaj vizite ata u njoftuan me praktiktat më të mira të punës në fushën e kadastrit, avancimet e shërbimeve kadastrale, projektet e realizuara me sukses nga ana e tyre dhe sfidat me të cilat janë përballur ata. Gjithashtu u prezantua edhe krijimi i kadastrit të përçojave, gjegjësisht regjistrimi fillestar që nga baza ligjore, mbledhja e të dhënave, sistemi i përpunimit e publikimit, ndërlidhja me kompanitë të cilat janë pronarë të përçojave,etj. Sipas ekspertëve holandez qasja, kontrollimi, monitorimi dhe përpunimi i të dhënave ka krijuar një zingjir në funksion më të mirë në ngritjen e cilësisë së të dhënave. Ndër të tjera në këtë vizitë u prezantuan edhe zhillimet që priten të bëhen për këtë fushë në KLIC Sistemi i përçojave I cili në këtë shtet është krijuar nga vitet 2003-2008.
U vizitua edhe Institucioni SOMA i cili ka në përgjegjësi trajnimin, licencimin e gjeodetëve dhe inxhinerëve të ndërtimit. Aty u prezantua ndërlidhja e kompanive që kanë nën menaxhim rrjetin e shërbimeve të përçojave, të drejtat dhe detyrimet e tyre si dhe vendpunishtet e hulumtimit dhe shënimit të përçojave.
Nga kjo vizitë ekspertët e AKK-së morrën njohuri shumë të nevojshme për implementim sa më të mirë të projekteve të planifikuara për realizim këtë vit nga AKK-ja, e gjithashtu edhe për planifikim të projekteve dhe avancimeve të reja bazuar në praktikat më të mira të shteteve evropiane.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net