Hartimi i planit strategjik të punës për implementimin e Ligjit për kadastër

11/06/2024

Një punëtori 3 ditore është organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për hartimin e planit strategjik të punës për implementimin e Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme.
Pas aprovimit të Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme dhe fuqizimit edhe të Udhëzimeve administrative që rrjedhin nga ky ligj, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka organizuar punëtori disa ditore për hartimin e planit strategjik të punës për implementimin e Ligjit, sfidat për organizimin vertikal duke përfshirë zyret kadastrale të cilat parashihen të jenë në kuadër të AKK-së, formën e organizimit dhe funksionimit të tyre, organizimi i stafit, punëve dhe përgjegjësive për projektet kapitale të planifikuara këtë vit nga AKK-ja, etj.
Pjesë e punëtorisë përveç ekspertëve të AKK-së janë edhe zyrtarë nga Zyret kadastrale komunale.
Synimi i kësaj punëtorie është që të draftojë Planin strategjik të punës për implementin të Ligjit, të parashohë sfidat që e presin organizimin e ri të fushës së kadastrit në vend, formën e organizimit të punëve dhe aktiviteteve për projektet e reja, etj.
Punimet e kësaj punëtorie po mbështeten nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it.

Shpërndaje në:

Të tjera

Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z.Avni Ahmeti, në kuadër të kampanjës informuese për transformimin digjital të sistemit kadastral të Kosovës.

04/03/2026

Fillon muaji i informimit për transformimin digjital të sistemit kadastral të Kosovës.

04/03/2026

Shpërndahen licencat për grupin e ri të gjeodetëve

03/03/2026

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net