Zv. Drejtori ekzekutiv i AKK-së takim me Kryetarin e Komunës së Novobërdës

16/08/2024

Zv. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti ishte për vizitë në Komunën e Novobërdës, ku u prit nga Kryetari i kësaj komune, z. Sasha Millosheviq dhe nënkryetari i saj, z. Bajrush Ymeri.
Arsyeja kryesore e kësaj vizite ishte informimi i udhëheqësisë së kësaj komune në detaje për procedurat dhe fazat e realizimit të projektit për emërtimin e rrugëve dhe vendosjen e tabelave të emrave të rrugëve dhe numrave të hyrjeve, përfshirë standardet dhe kërkesat teknike për vendosjen e tyre. Ky projekt është një hap i rëndësishëm për organizimin dhe identifikimin e adresave në nivel lokal dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe administratës komunale.
Në përfundim të vizitës, Drejtori Ahmeti ofroi një pasqyrë të hollësishme mbi aktivitetet dhe projektet e tjera të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e projekteve të Rindërtimit të Kadastrit, përmirësimin e Sistemit të Adresave dhe Avancimin e sistemeve kadastrale. Z. Ahmeti kërkoi angazhimin dhe bashkëpunimin e plotë nga ana e nivelit lokal për të maksimizuar përfitimet nga këto projekte, duke theksuar se një koordinim i ngushtë do të ndihmojë në arritjen e rezultateve më të mira për qytetarët dhe përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës, z. Sasha Millosheviq, premtoi mbështetje dhe bashkëpunim në të gjitha aktivitetet e AKK-së.

Shpërndaje në:

Të tjera

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net