Përmbyllet Java e Parë e Vizitave të Grupeve Monitoruese të AKK-së në Zyrat Kadastrale Komunale

17/03/2025

Të premten që e lamë pas, u përmbyll me sukses java e parë e vizitave të ekspertëve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), vizita këto që u zhvilluan në Zyrat Kadastrale Komunale, me qëllim të dorëzimit të raporteve mbi gjetjet e monitorimit të punëve dhe aktiviteteve të tyre.
Komunat që u vizituan gjatë kësaj faze të parë ishin: Vushtrria, Vitia, Shtimja, Novobërda, Ranillugu, Parteshi, Suhareka, Graçanica, Fushë Kosova, Juniku, Kllokoti, Obiliqi, Mitrovica, Hani i Elezit, Kaçaniku, Dragashi dhe Drenasi.
Kujtojmë që pas fuqizimit të legjislacionit të ri për kadastër dhe një sërë reformash të tjera në procedura dhe rrjedhë të punës, të cilat u ndërmorën vitin e kaluar nga AKK, ekspertët kanë filluar monitorimin e Zyrave Kadastrale Komunale dhe gjeodetëve/kompanive gjeodetike të licencuara që nga java e kaluar.
Vizitat do të vazhdojë edhe këtë javë në komunat e mbetura, me ç'rast ekspertët e AKK-së do të diskutojnë në detaje mbi të gjeturat e raportit paraprak të monitorimit, si dhe për aktivitetet që ndërlidhen me procesin e regjistrimit dhe vendosjen në lëndët përkatëse.
Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, pas përfundimit të vizitave në ZKK, do të përgatiten dhe dorëzohen raportet përkatëse të monitorimit tek Drejtori i ZKK-së dhe tek Kryetari i Komunës përkatëse, bashkë me të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet për secilën nga to, si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net