Të nderuar lexues, kolegë, profesionistë e bashkëpunëtorë,

20/03/2025
Agjencia Kadastrale e Kosovës ka kënaqësinë të ju prezantojë Raportin Vjetor për vitin 2024, një vit ky plot arritje dhe zhvillime të rëndësishme në fushën e kadastrit.
Dekretimi i Ligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, hartimi dhe miratimi i 11 Udhëzimeve Administrative dhe 2 Udhëzuesve të Punës, ishin vetëm disa nga reformat e vitit që lamë pas.
Po ashtu ndër arritje tjera më të spikatura për vitin që e lamë pas veçojmë: miratimin e Strategjisë për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH) të Republikës së Kosovës 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024-2026, aprovimin e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, realizimin me sukses të mbi 13 projekteve kapitale, si dhe organizimin e Konferencës së Parë Rajonale “Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale”, duke e vendosur Kosovën në qendër të diskutimeve për inovacionin dhe teknologjinë në rajon, për të cilat të arritura mund të informoheni përmes këtij raporti.
Ju ftojmë të shfletoni me kujdes përmbajtjen e këtij raporti, i cili përmbledh rrugëtimin, sukseset dhe vizionin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës për një të ardhme me shërbime kadastrale më cilësore, me procedura të mirëdefinuara dhe fillimin e realizmit konkret të epokës digjitale në kadastër.

https://akk.rks-gov.net/.../media/raporti-vjetor-2024.pdf

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës po vazhdon me përkushtim rindërtimin e të dhënave kadastrale, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

09/04/2026

Sot po përmbyllim ciklin e informimit publik për projektin e rindërtimit të kadastrit në komunën e Gjilanit.

08/04/2026

Dje u mbajtën takimet e radhës me banorët e fshatrave Petroc në Kamenicë dhe Dobërçan në Gjilan, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

07/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në fshatrat Moçar dhe Hogosht të Kamenicës,

03/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net