AKK trajnim për Agjencisë Kundër Korrupsionit për qasje në RDPP

Autori: AKK 20/09/2022

 Kohë më parë Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) kishte marrë vendim për hapjen e pjesshme të regjistrave të saja për institucione të interesit, ndërsa shumë nga këto institucione pasi që i janë nënshtruar trajnimit nga ekspertë të AKK-së kanë filluar të i qasen regjistrave për nevoja të punëve të tyre të përditshme. Për të vazhduar me institcuione tjera, me date 12 shtator ka në ambientet e AKK-së është mbajtur trajnimi i zyrtarëve të Agjencisë Kundër Korrupsionit për qasje të kufizuar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme. Trajnimit iu nënshtruan disa zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit ndërsa përgatitja e tyre do të mundësojë shfrytëzimin e informacioneve kadastrale në kohë reale dhe përmes ueb shërbimeve. Nevoja për këtë trajnim vije edhe si rezultat i avancimeve teknologjike dhe ligjore të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në fushën e hapjes së të dhënave dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale me institucione publike të interesit. Kjo mënyrë e funksionimit do të avancojë kualitetit e shërbimeve që institucione të ndryshme u ofrojnë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net