Sot, më 4 gusht 2026, në Agjencinë Kadastrale të Kosovës u zhvillua testimi për licencimin e gjeodetëve, në përputhje me procedurat dhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për licencimin e gjeodetëve dhe dhënien e lejeve për kompanitë gjeodezike.
Procesi i testimit u organizua dhe u mbikëqyr nga Komisioni për Licencim, i përbërë nga:
z. Patriot Hasani - Kryesues, AKK
z. Ardian Reçica - Anëtar, MMPH
z. Edon Maliqi - Anëtar, SHGJK
Zhvillimi i këtij testimi përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e standardeve profesionale dhe zbatimin e kuadrit ligjor në fushën e gjeodezisë dhe kadastrës, duke kontribuar në rritjen e cilësisë, integritetit profesional dhe besueshmërisë së shërbimeve gjeodezike e kadastrale në Republikën e Kosovës.