Mbahet Kongresi i XXVII-të i FIG

27/09/2022

Nën organizimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeodetëve (International Federation of Surveyors) dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Polonisë, me datat 11-15 Shtator 2022, në Varshavë të Polonisë u mbajt Kongresi i XXVII-të i FIG, ku në mesin e autoriteteve dhe ekspertëve për kadastër të shteteve nga e mbarë bota morri pjesë edhe Agjencia Kadastrale e Kosovës e përfaqësuar nga eksperti për kadastër z. Korab Ahmetaj.

Në kuadër të Kongresit si tema kryesore ishin: 

  • Aplikacionet e ardhshme për Kadastër, mjedis, inxhineri dhe miniera;
  • Profesioni i gjeodetit gjatë dhe pas kohës së Covidit;
  • Të dhënat e hapura dhe qasja në to;
  • Kompetenca e gjeodetit në disiplinat tjera.

Në kuadër të këtyre temave u mbajtën edhe shumë sesione dhe prezantime të cilat ishin në interes për marrjen e njohurive të reja dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Po ashtu në kuadër të Kongresit u organizua edhe panairi për instrumente gjeodezike në të cilën morën pjesë kompanitë me prestigjioze për prodhimin e instrumeteve gjeodezike. Në fund të Kongresit u zgjodhën edhe Kryetari (Diane Dumashie nga Britania e Madhe) dhe dy zv. Kryetarë (Daniel Steudler nga Zvicrra dhe Winnie Shiu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës), që do udhëheqin me FIG për periudhën 2023-2026.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net