Delegacioni i Bankës Botërore, nën drejtimin e z. Caleb Travis Johnson, ka nisur vizitën treditore në Kosovë...

23/09/2025

Delegacioni i Bankës Botërore, nën drejtimin e z. Caleb Travis Johnson, ka nisur vizitën treditore në Kosovë, me ç'rast vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) për të parë nga afër e për të diskutuar në tërësi për ecurinë e Projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Kadastër dhe Infrastrukturën Gjeohapësinore (REGIP).
Gjatë këtij takimi u konkretizuan prioritetet për 2025, u evidentuan sfidat kyçe dhe u riafirmua mbështetja e BB-së për përmbylljen e projektit në 2026. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, prezantoi të gjitha të arriturat dhe rezultatet duke përfshirë përmbylljen e 13 projekteve madhore dhe sukseset e vazhdueshme në iniciativat kyçe që po transformojnë kadastrin dhe qasjen e qytetarëve në shërbime moderne. Në veçanti, ai theksoi progresin domethënës të proceseve së projekteve në vijimësi, si Rindërtimi i Kadastrit, Zhvillimi i Gjeoportalit (NSDI dhe Gjeoportali Shtetëror), Ndërlidhja e Qytetarit me Adresë Zyrtare, Avancimi i Sistemeve Kadastrale, të cilat po ecin me ritme të qëndrueshme, duke gjeneruar rezultate të matshme dhe ndikim të prekshëm në terren.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore vlerësuan ritmin dhe efektivitetin e implementimit, duke konfirmuar mbështetje të mëtejshme, ndërsa AKK rikonfirmoi përkushtimin për të çuar deri në fund këtë rrugëtim transformues. Vizita dëshmon suksesin e partneritetit strategjik AKK-BB, në konsolidimin e projekteve kadastrale dhe zhvillimin e infrastrukturës gjeohapësinore në Republikën e Kosovës.

Agjencia Kadastrale e Kosovës

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net