Takim me Operatorë Ekonomik për Projektin e Rindërtimit të Kadastrit

23/09/2025

Gjatë vizitës së Delegacionit të Bankës Botërore, Agjencia Kadastrale e Kosovës organizoi një takim me operatorët ekonomikë që janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe realizimin e projektit të Rindërtimit të Kadastrit. Delegacioni vlerësoi progresin deri më sot si të kënaqshëm, duke theksuar rëndësinë e përfundimit me sukses të fushatës së matjes, që pritet të mbyllet brenda një muaji, për të filluar me fazat tjera të projektit.
Operatorët prezantuan statusin e punëve në terren dhe masat që po aplikohen për sigurinë e cilësisë së matjeve. U potencua se roli i tyre është kyç në përfundimin e fushatës dhe dorëzimin e materialeve teknike për fazat e mëvonshme. Pas kësaj faze, projekti do të vazhdojë me hartimin e dokumenteve ligjore, si dhe zyrtarizimin e integrimin e të gjitha të dhënave.
Agjencia mbetet e përkushtuar që, përmes koordinimit të ngushtë me partnerë, të garantojë cilësi, transparencë dhe efikasitet në këtë proces madhor.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net