Moduli i ri për gjeodetët, në qendër të takimit të sotshëm me Operatorin Ekonomik

25/09/2025

Sot u mbajt takimi i radhës me Operatorin Ekonomik, i cili është duke zhvilluar sistemet digjitale të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me ç'rast u pranua versioni i Sistemit për gjeodetët dhe kompanitë gjeodete. Sistemi i zhvilluar deri më tani u prezantua si një arritje e prekshme, që shënon një gur kilometrik drejt përpunimit më të zhdërvjellët dhe qasjes më të drejtëpërdrejtë në proceset teknike.
Moduli i ri për gjeodetët paraqet një mekanizëm inovativ, që do të mundësojë administrimin dhe përpunimin e dokumentacionit teknik, duke kontribuar në ngritjen e efikasitetit profesional, si dhe duke garantuar besueshmërinë e të dhënave dhe një shërbim tejet më efikas.
Ky sistem do të zbusë ndërlikimet procedurale nga marrja e shënimeve fillestare e deri te përpunimi përfundimtar, përfshirë komunikimin në kohë reale me zyrat kadastrale. Së shpejti, është paraparë të mbahet një takim gjithëpërfshirës me gjeodetë, ndërsa në të ardhmen e afërt do të fillojë edhe trajnim i posaçëm për përdorimin e sistemit të ri.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net