Sot, tek Agjencia Kadastrale e Kosovës, u mbajt takimi i radhës në mes të ekspertëve të AKK-së dhe noterëve, në kuadër të procesit të zhvillimit të sistemeve digjitale

30/09/2025

Gjatë këtij takimi, O.E. prezantoi versionin e parë të sistemit të ri, i cili do të përdoret nga institucionet publike dhe private. Ky sistem do të lehtësojë ndjeshëm procedurat, që nga momenti i marrjes së të dhënave deri te përpunimi i tyre, duke mundësuar gjithashtu komunikim në kohë reale me zyrat kadastrale. Tashmë të gjitha aktet noteriale do të përpunohen fillimisht nga noterët dhe më pas do të trajtohen nga zyrtarët e ZKK-ve, duke rritur efikasitetin dhe transparencën e procesit. Së shpejti pritet të mbahen edhe takime të tjera gjithëpërfshirëse me noterë e akterë të tjerë relevant, për përdorimin e sistemit të ri.
Ky vit po shënon një hap vendimtar drejt digjitalizimit të shërbimeve kadastrale, duke i hapur rrugë një të ardhmeje më efikase, më transparente dhe më të qasshme për qytetarët dhe institucionet. Agjencia Kadastrale e Kosovës mbetet e përkushtuar që, përmes partneritetit me të gjitha palët e interesit t'a bëjë digjitalizimin realitet të prekshëm për çdo shërbim.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net