Takim i Agjencisë Kadastrale të Kosovës me Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Hartografisë, Prof. Dr. Georg Gartner Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka pritur në takim profesorin ...

16/10/2025

Takim i Agjencisë Kadastrale të Kosovës me Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Hartografisë, Prof. Dr. Georg Gartner
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka pritur në takim profesorin e njohur të hartografisë dhe presidentin aktual të Shoqatës Ndërkombëtare të Hartografisë (ICA), Prof. Dr. Georg Gartner, nga Universiteti i Teknologjisë së Vienës (TU Wien).
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e hartografisë moderne dhe të teknologjive GIS, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet AKK-së dhe institucioneve akademike ndërkombëtare.
Profesori Gartner, një autoritet i njohur në fushën e hartografisë, po qëndron në Kosovë për një vizitë akademike dhe për bashkëpunim me ekspertë të gjeoinformacionit. Përfaqësuesit e AKK-së e njoftuan profesorin Gartner për projektet aktuale të Agjencisë, me fokus në digjitalizimin e shërbimeve dhe të dhënave gjeohapësinore, si dhe në avancimin e Gjeoportalit, si pjesë e modernizimit të sistemit kadastral në Kosovë.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net