Vazhdojnë takimet intensive të AKK-së pak ditë para lansimit të sistemeve të reja kadastrale

17/10/2025

Sot, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, drejtori ekzekutiv, z. Avni Ahmeti, priti kryetarin e Odës së Noterisë së Kosovës, z. Shpend Haskaj. Edhe ky takim vjen në kuadër të intensitetit të shtuar të punës dhe angazhimit të javëve të fundit në përmbylljen e projektit Zhvillimi dhe Avancimi i Sistemeve të Informacioneve Kadastrale.
Gjatë këtij takimi, u zhvillua një diskutim për mundësitë dhe perspektivat për përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale midis Zyrave Kadastrale Komunale (ZKK), dhe zyrave noteriale, përkatësisht azhurnimin e të dhënave të aktit noterial në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP) nga vet noterët.
Ky bashkëpunim, i cili ka dëshmuar një harmonizim të suksesshëm deri më tani, synon të ngritet në një nivel të ri përmes digjitalizimit të proceseve dhe përmirësimit të efikasitetit institucional. Së shpejti, zyrat noteriale do të kenë mundësinë të dorëzojnë dosjet e plota, përfshirë aktet noteriale dhe dokumentacionin përcjellës, në formë digjitale direkt te ZKK-të, duke eliminuar nevojën për dorëzim fizik të dokumenteve në sportelet kadastrale.
Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Oda e Noterisë së Kosovës po vendosin themelet e një epoke të re të bashkëpunimit digjital, ku shërbimet publike bëhen më të lehta për qytetarët dhe administrata shtetërore më efikase në çdo hap të saj.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net