𝗟𝗮𝗻𝘀𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗚𝗷𝗲𝗼𝗽𝗼𝗿𝘁𝗮𝗹𝗶 𝗶 𝗥𝗶 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿

31/10/2025

Pas publikimit të versionit demo, i cili regjistroi rreth 200,000 klikime dhe mori dhjetëra komente nga përdoruesit përfshirë institucionet dhe profesionistët e fushës, shumica prej të cilave u integruan në versionin final, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka lansuar Gjeoportalin e Ri Shtetëror
(geoportal.rks-gov.net)
Ky version sjell një platformë moderne dhe të lehtë për përdorim, duke mundësuar qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në të dhënat gjeohapësinore për të gjithë qytetarët dhe profesionistët e fushës.
Bashkë me Gjeoportalin e ri shtetëror është implementuar edhe platforma NSII, e cila është zhvilluar për herë të parë në vend. Ajo mundëson shkëmbimin, publikimin dhe qasje në të dhëna gjeohapësinore ndërmjet institucioneve shtetërore dhe përdoruesve profesionalë.
Institucionet mund të shtojnë dhe azhurojnë të dhënat e tyre, duke krijuar një bazë të përbashkët kombëtare, njëherit përdoruesit mund të shfrytëzojnë falas shërbimet WMS dhe WFS për qasje në të dhëna të hapura në aplikacione si GIS dhe platforma të tjera. Këto të dhëna janë të standardizuara sipas direktivës INSPIRE, duke garantuar përputhshmëri dhe cilësi,

𝗣𝗲̈𝗿𝗳𝗶𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗷𝗲𝗼𝗽𝗼𝗿𝘁𝗮𝗹𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗶
Modeli 3D i territorit dhe ndërtesave - Mundëson shfaqjen e modelit digjital të terrenit (DTM) dhe vizualizimin tredimensional të objekteve me lartësi reale, duke ofruar pamje më realiste dhe të sakta të terrenit dhe ndërtesave.
Kërkimi i avancuar me të dhëna tekstuale - Përdoruesit mund të kërkojnë sipas parcelës, adresës, ndërtesës, pjesëve të ndërtesës apo koordinatave, me rezultate të paraqitura në mënyrë vizuale dhe tabelare.
Ndërfaqe moderne dhe qasje përmes platformës eKosova - Platforma ofron dizajn të ri, navigim të lehtësuar, pamje në ekran të plotë dhe kyçje të sigurt përmes llogarisë eKosova. Pas autentifikimit, përdoruesit mund të kenë qasje në të dhënat e pronarëve të njësive kadastrale dhe në informacione të tjera përkatëse.
Vegla të reja për analizë dhe vizualizim - Përfshihen funksione për matjen e distancave dhe sipërfaqeve, vizatim grafik, printim me legjendë, si dhe gjenerim të lidhjeve “permalink” dhe kodeve QR për ndarjen e lokacioneve.
Transparencë dhe krahasim i ortofotove - Funksioni i transparencës mundëson krahasimin e shtresave ortofoto nga vite të ndryshme, duke ndihmuar në vlerësimin e zhvillimeve hapësinore me kalimin e kohës.
Optimizim për pajisje mobile dhe shpejtësi më të lartë - Platforma është plotësisht e përshtatur për pajisje mobile dhe siguron ngarkim më të shpejtë të shtresave dhe të dhënave.
Hapja direkte e lokacioneve nga gjeoportali - Një veçori e re që e bën më të lehtë identifikimin dhe vizualizimin e lokacioneve në terren.
Funksioni “Shko te vendndodhja” - Mundëson lokalizimin e pozicionit aktual të përdoruesit në hartë, duke lehtësuar navigimin ndërmjet shtresave të të dhënave gjeohapësinore.

Shpërndaje në:

Të tjera

Zgjatet edhe për një vit afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

23/01/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mban takim me Komunën e Graçanicës

22/01/2026

Trajnim tre-ditor për kompanitë gjeodete dhe gjeodetët e licencuar

21/01/2026

Hapet afati i 1-rë për vitin 2026 për 𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 e 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

15/01/2026

Mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së kolegut Hasim Pacolli

13/01/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net