Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

10/11/2025

Sot, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), në kuadër të Projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme dhe Gjeoinformacionit në Kosovë (REGIP), financuar nga Banka Botërore.
Memorandumi u nënshkrua nga z. Avni Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, si dhe znj. Afërdita Beka Arifaj, Drejtore Ekzekutive e AKKVP-së.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të forcojë koordinimin institucional dhe të mundësojë zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të planifikuara për AKKVP-në në kuadër të projektit REGIP.
Këto aktivitete përfshijnë:
• Angazhimin e ekspertëve për të drejtat pronësore dhe për komunikim,
• Hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për AKKVP, dhe
• Zhvillimin e një platforme digjitale për administrimin e pronave në skemën e qirasë.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit të pronës dhe transparencës institucionale, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të kadastrës dhe të drejtave pronësore në Kosovë.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net