AKK, takim me përfaqësues të bankave

18/10/2022
Në regjistrin e të drejtave pronësore ka një numër të konsiderueshëm të hipotekave me afat të skaduar, por që nuk janë fshirë nga sistemi. Kjo ka ndodhur për arsye të ndryshme qofte për neglizhencë të hipoteklënësve, qoftë nga informata të mangëta apo edhe për neglizhencë të pengmarrësve. Cilado që të ketë qenë arsyeja AKK-ja po planifikon që me këtë nismë të zgjidh këtë problem dhe të mundësojë fshirjen e hipotekave të skaduara që vazhdojnë të jenë të regjistruara në regjistrin e pronave e të cilat më nuk kane obligime ndaj bankave. Qëllimi I takimit ishte të sqarohet në detaje kjo nismë për banka dhe të njëjtën kohë të diskutohet afati optimal i realizimit të kësaj kërkese. AKK-ja gjatë javës do të përcjellë listat me këto hipoteka tek secila bankë dhe të njëjtat lista do të filtrohen nga bankat dhe do të konfirmohen nga ta ato të cilat duhet të fshihen. Afati për filtrimin e listave dhe përcjelljen e kërkesave nga ana e bankave do të jetë 45 ditë. Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera që përcjellin në përgjithësi procesin e punës për regjistrimin dhe fshirjen e hipotekave.
Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net