Takim pune në AKK me zyrtar të Postës së Kosovës

01/11/2022

Me temë diskutimit përdorimi i adresave zyrtare nga Sistemit i Informacioneve të Regjistrit të Adresave të cilat Administrohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) përmes API-ve për nevoja të Postës së Kosovës, sot është mbajtur një takim mes ekspertëve nga Njësia e Adresave dhe nga Departamenti për Teknologji të Informacioneve në AKK dhe menaxherëve nga Posta e Kosovës. 

Pas bashkëpunimit të më hershëm ndërmjet AKK-së dhe Postës, për krijimin e Zonave Postare në formatin hartografik dhe futjen e Zonave Postare në Sistemin Zyrtar të Adresave, AKK dhe Posta janë duke bashkëpunuar edhe në drejtimin e ndërlidhjes së Sistemit të Adresave me Sistemin e Postës për nevoja të Postës së Kosovës. Gjatë takimit janë paraqitur aktivitetet dhe planet për kompletimin e Sistemit të Adresave përmes fondeve të Bankës Botërore. Gjithashtu në takim janë paraqitur planet e AKK-së për ndërlidhjen e Qytetarit me Adresë unike dhe zyrtare në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil nën monitorimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Zyrtarët e Postës kanë paraqitur planet për ndërlidhjen e dy sistemeve, të Postës dhe AKK-së. Në fund të takimit është konkluduar se të dhënat e adresave zyrtare mund të konsumohen përmes API të cilat janë të hostuara në ASHI. Hapat që do të ndërmerren në të ardhmen janë që Posta do të kontaktoj ASHI për qasje në API të AKK-së përmes GG dhe më pastaj AKK do i ofroj të dhënat e nevojshme të adresave për Postën e Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net