Takim për strategjinë për të drejtat pronësore

08/11/2022

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë ka organizuar punëtorinë treditore për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në përditësimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për të Drejtat pronësore. Punëtoria ka shërbyer si një platformë për të diskutuar arritjet e bëra deri më tani që nga miratimi i strategjisë në vitin 2017 dhe të konsiderohen hapat e nevojshëm për të siguruar dhe mundësuar që pikat e Planit të Veprimit të zbatohen në një periudhë optimale. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë diskutuar hapat e nevojshëm dhe janë dakorduar për përgjegjësitë institucionale dhe afatet kohore për zbatimin e të gjitha pikave të veprimit. Punëtoria është mbajtur nga data 2 deri më 4 nëntor, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës në këtë takim është përfaqësues nga zv. Drejtori i Drejtorisë Ligjore z. Bashkim Shaqiri.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net