Mbahet takimi i parë i Komitetit të Praktikave të Mira

17/11/2022

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me Aktivitetin për Qeverisje Pronësore të USAID kanë themeluar Komitetin e Praktikave të Mira i cili do të shërbejë si një forum këshillues ndërinstitucional për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, që kanë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen e të drejtave pronësore në Kosovë. Ndërsa me datë 17 Nëntor është mbajtur edhe takimi i parë i këtij Komiteti ku mes tjerash janë prezantuar edhe komponentët kryesore të Aktivitetit të USAID-it për Qeverisje Pronësore, pastaj përfaqësuesit e komunave të përzgjedhura si përfitueset e para nga ky aktivitet, respektivisht Komunat Pejë, Ferizaj, Rahovec, Suharekë dhe Lipjan kanë prezantuar të arriturat dhe sfidat e tyre në fushën e të drejtave pronësore e ngjashëm si dhe nga AKK janë prezantuar ndryshimet e parapara ligjore dhe ndikimi i tyre në punën e Zyrave Kadastrale Komunale. Në takimin në fjalë morën pjesë përfaqësues nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Administrata Tatimore e Kosovës, nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID, nga pesë komunat e sipër përmendura të cilët shtruan për diskutim pika të ndryshme të interesit e të cilat do të trajtohen në takimet e ardhshme.

Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net