Caktohet grupi punues për projektin “Korrektimi i të dhënave në SIKTK T”

24/03/2023

Me hyrjen në fuqi të Udhëzimeve Administrative MMPHI Nr.05/2023 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr.12/19 për Ndarjen dhe Regjistrimin e Parcelës dhe Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.04/2023 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr.11/19 për Ndarjen e Ndërtesës dhe Pjesës së Ndërtesës, është krijuar baza ligjore për “Korrektimin e të dhënave në SIKTK-T”. Me këtë rast, Zv.Drejtori i përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti, me vendim ka caktuar grupin punues për realizimin e këtij projekti.
Bazuar në përgjegjësinë me të cilën AKK-ja është e mandatuar me legjislacion dhe duke parë gjendjen e të dhënave kadastrale, është planifikuar të zhvillohet një projekt qëllimi i të cilit është korrigjimi i të dhënave kadastrale dhe plotësimi i të dhënave jo të plota për persona në Regjistrin e të drejtave pronësore - SIKTK.
Të dhënat për pronarët dhe përdoruesit në regjistrin e të drejtave të pronës së paluajtshme do të korrigjohen/plotësohen, duke e ngritur në nivel më të lartë saktësinë e të dhënave. Korrigjimi i këtyre të dhënave do të mundësojë që edhe shfrytëzimi i aplikacioneve online të jenë në nivel më të lartë, psh nxjerrja e certifikatave të pronësisë në eKosova. Gjithashtu do të ulet mundësia e keqpërdorimeve eventuale nga mungesa e të dhënave të pronarëve në regjistër.
Qëllimi kryesor është rritja e kënaqësisë së qytetarëve duke rritur saktësinë e të dhënave që ata marrin në ZKK/AKK.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net