Banka Botërore ka hartuar programin ,,Më shumë se udhëheqësi “ i cili është një program një vjeçar dhe ka për qellim ti ndihmoj ekipet apo grupet punuese qe ti adresojnë problemet reale duke i fokusuar ne krijim e strategjive dhe zgjedhjen e rrugëve te duhura ne ketë rast pra avancimin e gruas ne te drejtën pronësore. Pjesë e këtyre ekipeve të përkrahura nga Banka Botërore, të krijuara në tërë regjionin, është edhe ekipi nga Kosova i cili është i përbëre prej 5 anëtareve, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme në fushën e administrimit të tokës, sundimit të ligjit, barazisë gjinore, etj. Republika e Kosovës është fokusuar ne të drejtën e gruas ne pronësi te përbashkët duke iu referuar Ligjit për Barazi Gjinore, Ligjit të Trashëgimisë dhe Ligjit të Familjes. Pilot projekt është përqendruar ne qytetin e Shtimes dhe qëllimi ka qene qe edhe gruaja te përfitoj ne ketë te drejte ,sikurse burri. Ne kuadër te programi te lartpërmendur ekipi i Kosovës ka ndërmarr disa aktivitete me qellim te sensibilizimit dhe ngritjes se vetëdijes sa me te madhe ne te drejtën e gruas ne pronësi Agjencia Kadastrale e Kosovës në përkrahjen e projektit ,, Me shume se udhëheqësi“ (GTL), ka ndërmarrë një fushate për ngritjen e përqindjes se pronareve femra ne pronën e krijuar gjate bashkëshortësisë. Për ketë qellim, ka mbështetje ligjore, respektivisht Ligjit me nr. 2004/2 për Barazi Gjinore, ku sipas nenit 16 pika 16.6 thuhet si vijon: “Pasuria e krijuar gjate jetës ne martesë duhet te regjistrohet ne regjistrat publik si pronë e përbashkët ne emër të dy bashkëshortëve”, si dhe pika 16.8 e nenit 16 të Ligjit për Barazi Gjinore ku thuhet se “Në punën e përbashkët të bashkëshortëve me të cilën fitohet pasuria e përbashkët konsiderohet kontribut i barabartë për krijimin e pasurisë së përbashkët”. Për ketë qellim, Agjencia Kadastrale e Kosovës shpreh gatishmëri për përkrahjen e avancimit të gruas, regjistrimit të pronës dhe sensibilizimin e qytetarëve për regjistrimin e pronës së përbashkët ne ZKK Shtime për periudhën 01.02.2014 deri më 30.04.2014, duke mundësuar qe palët/bashkëshortët të cilët e regjistrojnë pronë si të përbashkët gjatë kësaj periudhe kohore, regjistrimin ta bëjnë pa pagese. Vlen te ceket qe ne komunën e Shtimes para se te filloi projekti i lartpërmendur nuk ka pasur asnjë rast te regjistrimit ne pronësi te përbashkët(ne emër te dy bashkëshortëve) ,mirëpo nga kjo periudhë kanë përfituar .