Shpesh, gratë në zonat rurale nuk kanë një mjet për të adresuar shqetësimet, ose nuk kanë mundësi për të vizituar ZKK-të . Po ashtu edhe mungesa e informimit për te drejtat e tyre pronësore te garantuara me ligj i bene te ndihen te margjinalizuara gratë .Me qellim te përkrahjes dhe informimit te kësaj kategorie te lartpërmendura ,Agjencia Kadastrale e Kosovës ne bashkëpunim me shoqatën e jursteve NORMA ,ka realizuar pilot projektin RECAP + te përkrahur nga Banka Botërore në mes të 1 dhjetorit 2014 dhe 30 majit të vitit 2015. Studimi është kryer në 10 zona kadastrale (Istog, Likoshan, Skenderaj, Vushtrri, Grabovci i Epërm, Malishevë, Suharekë, Shtime, Kaçanik dhe Seqishte), ku janë angazhuar 8 konsulent/e kryesisht jurista ,te cilët kane shkuar dere me dere dhe I kanë njoftuar qytetarët për ligjet aktuale te cilat garantojnë te drejta te barabarta si për burrat ashtu edhe për gratë. Gjate vizitave te banoreve te zonave te lartpërmendura është vërejtur qe meshkujt që ishin më pak te arsimuar ishin më këmbëngulës qe prona duhet te jete vetëm prone e burrave ndërsa ata qe ishin me te arsimuar e pranonin me lehtë faktin qe e drejta e pronës është e barabartë si për burrat ashtu edhe për gratë . Edhe pse si duket edhe kjo pjese e te arsimuarve te cilët ishin ne dijeni për te drejta te barabarta ,ndarja e pronës ne mese te vëllezërve dhe motrave nuk u pëlqente aspak. Si fenomen tjetër qe është vërejtur gjate vizitave ishte edhe gjendja ekonomike .Burrat te cilët ishin te punësuar sipas konsulentëve te ternit ishte me i lehte te komunikohet ,ndërsa pjesa e atyre burrave te pa pune nuk kane lejuar as te u shpjegohet një gjë e tillë. Rezultatet që u arritën nga ky pilot projekt ishin ngritja e njohurive rreth legjislacionit që mbulon të drejtën e gruas në pronë dhe ngritja e vetëdijes rreth benefiteve nga një pronë e regjistruar në kadastër.