Implementimi i konceptit të IKIH është i një rëndësie të veçantë për Republikën e Kosovës, pasi vendi përditë e më shumë po ballafaqohet me rritje të kërkesës për të dhëna gjeohapësinore, të cilat janë të nevojshme për planifikim dhe vendimmarrje. Sipas Ligjit Nr. 04/L-013 për Kadastër dhe sipas Ligjit Nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrasturkturës Kombëtare të Informacioneve hapësinore në Republikën e Kosovës Agjencia Kadastrale e Kosovës është pika qëndrore për themelimin dhe koordinimin e IKIH. IKIH në Republikën e Kosovës është duke u implementuar në mënyrë të tillë që aktualisht një kategori e të dhënave hapësinore, respektivisht ato të dhëna të cilat janë ofruar prej institucioneve publike e të cilat deri në një masë plotësojnë kushtet nga pikëpamja e kualitetit e saktësisë, janë duke u ruajtuar, vënë në dispozicion dhe mirëmbajtur në nivelin më të përshtatshëm duke bërë të mundshme që të njejtat, në paj tueshmëri edhe me akte tjera ligjore e standarde teknike, të kombinohen nga burime të ndryshme nga të gjitha institucionet në mënyrë të qëndrueshme. Po ashtu, të njetat të dhëna janë të shkëmbyeshme ndërmjet shumë përdoruesve dhe aplikacioneve, duke mundësuar kështu që të dhënat hapësinore të mbledhura në një nivel të caktuar të autoritetit publik të shkëmbehen ndërmjet autoriteteve të tjera publike.
Shkarko broshurën për Infrastrukturën Kombëtare të Informacioneve Hapsinore
Shkarko gazetën periodike të AKK për Infrastrukturën Kombëtare të Informacioneve Hapsinore