IMPLEMENTIMI PRAKTIK DHE TË ARRITURAT NË FUSHËN E IKIH

18/09/2022

Për të mundësuar implementim praktik të konceptit për IKIH, që nga viti 2012 Agjencia Kadastrale e Kosovës në cilësinë e koordinatores dhe disa institucione tjera publike në cilësinë e palëve të interesit në fushën e IKIH, kanë ndërmarrë veprime konkrete nga aspekti organizativ, ligjor e teknologjik. AKK ka krijuar edhe një strategji për identifikimin e institucioneve publike që prodhojnë, shfrytëzojnë ose mirëmbajnë të dhëna gjeohapësinore si dhe për grumbullim dhe shkëmbim atyre të dhënave. Janë krijuar një numër i ueb shërbimeve për disa produkte gjeohapësinore dhe për një pjesë produktesh janë krijuar edhe meta të dhëna. Po ashtu AKK krijuar edhe Gjeoportalin Shtetëror, një adresë të vetme për grumbullimin, shkëmbimin dhe shpërndarjen e të dhënave gjeohapësinore të cilat janë prodhuara nga institucione publike në Republikën e Kosovës. Aktualisht në Gjeoportal shtetëror ka rreth 85 të dhëna grafike të qasshme si për kërkim po ashtu edhe shikim të prodhuara nga disa institucione publike, respektivisht nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Statistikave e Kosovës, Komisioni për Miniera dhe Minerale, KEK-u etj. Duke marrë parasysh faktin se shumë nga këto shërbime të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, si strategjia për IKIH dhe Gjeoportali shtetëror janë zhvilluar vite më parë dhe të njëjtat tani më nuk i plotësojnë të gjitha nevojat e palëve të interesit në fushën e IKIH, AKK ka paraparë që në kuadër të Projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Kadastër dhe për IKIH, huamarrje kjo nga Banka Botërore, të zhvillojë si strategjinë e re po ashtu edhe Gjeoportalin e ri për IKIH. Si përfundim, me angazhimin e AKK dhe me përkrahjen ekspertëve vendor dhe ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së, Republika e Kosovës tani më ka vendosur bazat e implementimit të një infrastrukture moderne gjeohapësinore dhe është duke ndjekur praktikën më të mirë të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian në linjë me Direktivën INSPIRE.

Shpërndaje në:

Të tjera

INFRASTUKTURA E INFORMACIONEVE GJEOHAPËSINORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

19/09/2022

KONCEPTI I INFTRASTRUKTURËS KOMBËTARE PËR INFORMACIONE HAPËSINORE

19/09/2022

DIREKTIVA INSPIRE 2007/2/EC

18/09/2022
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net