Ekspertë të AKK-së vizitë në AREC të Maqedonisë Veriore

13/04/2023

Ekspertët e AKK-së, pjesë e grupeve punuese për përgatitjen e termave të referencës për zhvillimet/avancimet në sistemet e AKK-së, kanë zhvilluar një vizitë një ditore në Agjencinë për kadastër të patundshmërive të Maqedonisë Veriore. Në takimin e përbashkët, ku ekspertët e AKK-së u pritën nga drejtori i AREC-ut Z. Boris Tundzev me bashkëpunëtorët e tij, u diskutua kryesisht për sistemet digjitale që ky institucion ofron për përpunimin e të dhënave kadastrale. Lidhshmëria e sistemeve të ndryshme në Maqedoninë Veriore që u ofrojnë qasje gjeodetëve, noterëve e institucioneve tjera ishin temat kyqe të takimit. Ekspertët e AKK-së u njoftuan nga afër me formën e organizimit dhe të funksionimit të të gjithë zingjirit të realizmit të një kërkese/lënde për kadastër dhe mirëmbajtjes së të dhënave kadastrale që zhvillohet në këtë vend fqinjë. Sigurisht që praktikat e mira dhe mundësitë e avancimeve të ngjashme mund të shfrytëzohen nga AKK-ja për avancimet e planifikuara në muajt në vazhdim.
Të dyja institucionet u zotuan se do të përkrahin njëra tjetrën duke shkëmbyer praktikat e mira të realizuara nga cilado nga to, me qëllim të ngritjes së knaqshmërisë së të gjitha palëve të interesit dhe sigurisht qytetarëve me shërbimet kadastrale.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net