Takimi u dedikohet institucioneve dhe organizatave përgjegjëse për prodhimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore pan-evropiane, në kuadër të tri produkteve kryesore të EuroGeographics:
- EuroBoundaryMap (EBM) – të dhënat për kufijtë administrativë;
- EuroRegionalMap (ERM) – të dhënat topografike rajonale;
- EuroGlobalMap (EGM) – të dhënat gjeografike në nivel evropian.
Fokusi i takimit është koordinimi i procesit të prodhimit të të dhënave për vitin 2027, me theks në harmonizimin e të dhënave, zbatimin e standardeve të përbashkëta dhe sigurimin e cilësisë së informacionit gjeohapësinor.
Pjesëmarrja e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në këtë takim pasqyron angazhimin institucional për avancimin e infrastrukturës së të dhënave gjeohapësinore, forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane dhe harmonizimin e produkteve hartografike të Kosovës me standardet dhe praktikat evropiane.