Takim koordinues mes AKK-së, APK-së, AKP-së dhe Ministrisë së Bujqësisë

15/05/2023

Me hyrjen në fuqi të Ligjit NR.08/L-137 për Pyjet, sipas nenit 8 të këtij ligji, paragrafi 1: Pyjet, tokat pyjore dhe kullotat në pronësi shtetërore, publike apo shoqërore, Ekonomitë Pyjore, Ekonomitë e Gjuetisë dhe Ndërmarrjet Shoqërore të regjistruara sipas Ligjit mbi Ndërmarrjet Shoqërore - (Gazeta Zyrtare Nr. 77/88), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet Nr. 40/89, 46/90 dhe 61/90 apo Organizatat Themelore të Punës së Bashkuar (OTHPB): “Ekonomia Pyjore” - Shumsko Gazdinstvo” apo çfarëdo emërtimi tjetër që ishte regjistruar si pronar ose shfrytëzues i pronës shoqërore, shtetërore apo publike dhe është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, janë pronë e Republikës së Kosovës me të cilën menaxhon Agjencia. Gjithashtu në paragrafin 2 thuhet që: Pyjet dhe tokat pyjore shtetërore regjistrohen me pronarë Qeveria e Republikës së Kosovës. Me qëllim që të organizohen hapat e zbatimit të kësaj dispozite dhe me kërkesë nga Zyra e Zv Kryeministrit të Kosovës AKK, ka ftuar në takim 3 institucionet relevante.
Duke pasur parasysh që pronat e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Regjistrin e të Drejtave Pronësore janë të regjistruara në forma dhe emërtime të ndryshme, ka qenë I nevojshëm takim mes palëve me qëllim të diskutimit për mënyrën e unifikimit të këtyre emërtimeve gjithashtu për mënyrën e bartjes së pronësisë së këtyre pronave në pronësi të definuar nga ligji.
Pjesëmarrës në takim ishin: nga Ministria e Bujqësisë – Departamenti I pylltarisë Z. Naser Krasniqi, nga Agjencia e Pyjore e Kosovës UD.Kryeshefi Z.Fidan Dema, dhe Drejtori i Drejtoratit ligjor si dhe nga Agjencia e Privatizimit, Petrit Ibraj Drejtor-Departamenti i Koordinimit Rajonal dhe Drejtori i Zyrës Regjionale të Prishtinës dhe nga AKK Zv.Drejtori I përgjithshëm I AKK-së Z.Avni Ahmeti, Zv.Drejtorët e Drejtorateve Ligjor dhe të Kadastrit dhe ekspertë tjerë.
Në këtë takim u dakorduan hapat e mëtutjeshëm që duhet të marrin secili nga institucionet përkatëse në mënyrë që lista e këtyre pronave të definohet si përfundimtare dhe të përcillet në Qeveri për vendim. Pas aprovimit të vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës azhurnimi I tij do të realizohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Palët u dakorduan që do të mbeten në kontakt të vazhdueshëm për këtë çështje dhe do të organizojnë edhe takime tjera të radhës brenda këtij muaji dhe muajit të ardhshëm.

Shpërndaje në:

Të tjera

Takim i frytshëm me Delegacionin e Bankës Botërore tek Agjencia Kadastrale e Kosovës

18/11/2025

Gjatë javës që e lamë pas, përmbyllëm me shumë sukses një cikël trajnimesh ...

15/11/2025

𝗗𝗶𝘁𝗮 𝗲 𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝗿𝘁 𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 / 𝗔𝘃𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 / 𝗦𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 (𝗭𝗞𝗞)

13/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK)

12/11/2025

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

10/11/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net