Agjencia Kadastrale e Kosovës ka përmbyllur me sukses një nga projektet më të rëndësishme ...

30/05/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka përmbyllur me sukses një nga projektet më të rëndësishme në fushën e adresave, duke vendosur plot 341,756 tabela me numra hyrjesh në plot 20 komuna të Republikës së Kosovës.
Me përfundimin e këtij projekti, Kosova ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm drejt një sistemi të adresave më të sakta, të unifikuara dhe të standardizuara, rrjedhimisht duke lehtësuar orientimin për qytetarët, intervenimin e shpejtë të shërbimeve emergjente, efikasitetin e institucioneve dhe funksionimin më të mirë të bizneseve.
Adresat e sakta nuk janë vetëm çështje estetike apo teknike – ato janë themeli i një shteti modern, të organizuar dhe funksional. Përmes këtij projekti, Agjencia Kadastrale e Kosovës po e bën realitet këtë themel, duke vazhduar të ndërtojë një sistem më të besueshëm për të gjithë qytetarët.
Ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh që po ndodh në terren nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, pasi që paralelisht është duke vazhduar edhe projekti i ndërlidhjës së qytetarit me adresë zyrtare, gjithnjë për një Kosovë më të sigurt, më të zhvilluar e më të qasshme.

#AKK #FushaeAdresave


Shpërndaje në:

Të tjera

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net