Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”

28/05/2025

Sot, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi në mes të:
Agjencisë Kadastrale të Kosovës, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Avni Ahmeti si dhe
Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Faruk Mujka.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i të dhënave në mënyrë elektronike, përmes ndërlidhjes me Sistemin Informativ Kadastral për Tokën në Kosovë (SIKTK), me ç'rast:
Përcaktohen rregullat e qasjes dhe përdorimit të të dhënave;
Bëhet siguria e të dhënave dhe rregullat e ndara për administri; si dhe
Bëhet lehtësimi i procedurave për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërinstitucional.
Fushëveprimi teknik përfshin:
Qasje elektronike përmes ueb-aplikacioneve me SIKTK; si dhe
Organizimin e trajnimeve për stafin e Ibër Lepenc për përdorimin e moduleve të ndryshme sipas nevojave.
Ky bashkëpunim synon të sjellë më shumë efikasitet, transparencë dhe koordinim institucional, duke përdorur kështu teknologjinë si urë lidhëse ndërmjet dy institucioneve kryesore në fushën e ujit dhe kadastrit në Republikën e Kosovës.

Agjencia Kadastrale e Kosovës


Shpërndaje në:

Të tjera

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net