Mbahet takimi i radhës i Komitetit të praktikave të mira

26/05/2023

Në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, Agjencia Kadastrale të Kosovës në bashkëpunim me USAID-in kanë organizuar takimin e radhës së Komitetit të praktikave të mira me pjesëmarrës nga komunat e Pejës, Suharekës, Ferizajit, Rahovecit dhe Lipjanit. Pjesëmarrës ishin edhe inspektorë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, e gjithashtu edhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë.
Ky takim i radhës i Komitetit prezentoi rezultatet e anketës rreth njohurive, qëndrimit dhe perceptimit të qytetarëve në lidhje me shërbimet kadastrale, u prezentuan poashtu edhe reformat ligjore në administrimin e tokës dhe kadastër, eliminimi i barrierave të ndryshme të cilat kanë ndikim në realizimin e të drejtave, Ligji për IKIH, etj. Mes tjerash u ripotencua nevoja e largimit të vërtetimit së tatimit në pronë gjatë procedurave të regjistrimit të pronës dhe pjesëmarrësit u dakorduan për hapat që do ndërmarrin institucionet përkatëse në vijim.
Temë diskutimi ishin edhe raporti ‘Forcimi i procedurave për mbrojtjen e të drejtave të grave për të trashëguar dhe regjistruar bashkërisht të drejtat në pronë’ dhe “Incentivat për nxitjen e regjistrimit dhe formalizimit të pronës së paluajtshme”, e gjithashtu edhe “Udhëzuesi për përmirësimin e praktikave të inspektimit të ndërtesave” dhe “Instrumentit për përcjelljen e protokolleve të inspektimit”.
Kujtojmë që Komiteti i Praktikave të Mira (KPM) shërben si një forum këshillues ndërinstitucional, për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, që kanë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen dhe mirëmbajtjen e Regjistrit të të Drejtave Pronësore në Kosovë. Nga këto takime synohet që të definohen hapat që duhet të ndërmarrë secila ZKK në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së.
Në anë tjetër edhe AKK-ja do ofrojë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për ZKK-të, por gjithashtu do të monitorojë edhe implementimin e ndryshimeve në gjetjet e prezentuara në këtë takim dhe në përgjithësi funksionimin dhe aktivitetin e ZKK-ve.
Në fund u prezentuan edhe planet e Aktivitetit të Qeverisjes së Pronës për vitin e dytë të projektit.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝟏𝟔𝟓,𝟎𝟎𝟎 𝐀𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚 𝐭ë 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦ë 𝟎𝟕.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟓

08/05/2025

Digjitalizimi i Shkëmbimit të së Dhënave midis Noterisë dhe Kadastrit

08/05/2025

Java e Katërt e Informimit për Rindërtimin e Kadastrit – Podujevë, Malishevë dhe Istog

07/05/2025

Trajnim mbi Aplikimin e Fotogrametrisë në AKK – Një Përvojë Unike për Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit / Dega e Gjeodezisë

06/05/2025

Java e Katërt e Informimit për Rindërtimin e Kadastrit - Sot, në Deçan dhe Lipjan

06/05/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net