Fillojnë zyrtarisht punimet e Komitetit Ndërministror për Administrimin e tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) në Republikën e Kosovës

01/06/2023

Sot me datë 1 qershor 2023, ka filluar zyrtarisht punimet në takimin e parë koordinues, Komiteti për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) në Republikën e Kosovës.
Anëtaret e Komitetit janë caktuar mbi bazën e vendimit të Qeverisë së datës 24.08.2022 Nr.10/94. Anëtarë të Komitetit, janë përfaqësuesit e institucioneve nga ministritë e linjës në Republikën e Kosovës, si dhe përfaqësues nga Agjencitë Ekzekutive të Pavarura, të përcaktuara sipas vendimit qeveritar. Komiteti Ndërministror, kryesohet nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu.
Në hapje të punimeve të Komitetit, në fjalën e tij hyrëse ministri Aliu tha që Administrimi i tokës dhe i informacionit mbi tokën, realizohet përmes një sistemi funksional të gjeoinformacionit dhe informacionit hapësinor në tërë territorin e vendit, për të mundësuar planifikimin adekuat hapësinor si komponentë kyç në cilësinë dhe kushtet e jetesës, dhe matjes së progresit shoqëror të një vendi të zhvilluar demokratik. Tutje ai, përmendi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të Komitetit për funksionimin e plotë të tij në përputhje me mandatin ligjor.
"Ky takim shënon prioritizimin dhe qasjen serioze të qeverisë ndaj Administrimit të Tokës, krijimin e Infrastrukturës Kombëtare për Informacion Hapësinor, si dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Komitetin Ndërministror dhe entiteteve të tjera institucionale që përbëjnë strukturën koordinuese kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës” u shpreh ministri Aliu.
Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës - z. Avni Ahmeti, në fjalën e tij tha që Republika e Kosovës, është duke e implementuar një infrastrukturë moderne të Administrimit të Tokës, dhe po ndjekë praktikat më të mira të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian.
''Deri më tani AKK ka ndërmarrë një sërë masash dhe veprime konkretë në avancimin e Infrastrukturës Kombëtare për Informacion Hapësinor, ku edhe organizimi i këtij komitetit përbën një nismë të rëndësishme. Është përmirësuar dukshëm shpërndarja e shërbimeve në kohë, dhe lehtësimi i qasjes në rrjet. Janë mbajtur takime ndërinstitucionale për verifikim të të dhënave dhe identifikim të mundësive për harmonizimin e të dhënave në vend, është krijuar korniza ligjore për menaxhimin e tokës dhe IKIH. AKK ka intensifikuar angazhimin në draftimin e UA që të krijojnë implementimin sa më efikas të Ligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor. Gjithashtu, është duke u përditësuar Strategjia Kombëtare për Informacion Hapësinor në vend, ku drafti fillestar cilës do të prezantohet gjatë takimit” u shpreh Ahmeti.
Komiteti, do të ushtroj veprimtarinë e tij në fushat e rëndësishëme si: identifikimi i politikave dhe çështjeve strategjike, ofrimin e propozimeve të reja lidhur me politikat e administrimit ë tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor, si dhe koordinimin dhe monitorimin e të gjitha iniciativave brenda fushës së administrimit të tokës dhe IKIH-së.
Anëtarët e Komitetit, dhe të pranishmit e tjerë vazhduan punimet duke shqyrtuar draft rregulloren e punës së komitetit, draft Strategjinë Kombëtare për Informacion Hapësinor, dhe kornizën ligjore rregullative për IKIH. Në takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore, USAID- Aktiviteti i Qeverisjes së Pronës, JICA, GIZ, OSCE, dhe Dutch Kadaster.
Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës, dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor në Republikën e Kosovës, do të vazhdoi aktivitetet e radhës të cilat do të prezantohen në sesionin vjeshtor të punimeve të Komitetit.

Shpërndaje në:

Të tjera

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së pret në takim Ipeshkvin e Kosovës

18/04/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës po digjitalizon procesin për licencimin e gjeodetëve

17/04/2024

Drejtori ekzekutiv i AKK-së pret në takim Kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut

16/04/2024

Publikimi i çmimeve të shitblerjeve dhe vlerësimit të pronës

16/04/2024

Vizitë studimore në Kroaci dhe Slloveni

15/04/2024
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net