Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur takimin me Donatorë

02/06/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka mbajtur takimin me Donatorë, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të asistencës financiare e zhvillimore, për sektorët e kadastrit, pronës së paluajtshme, infrastrukturës dhe gjeoinformacionit në vend.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga Banka Botërore, USAID- Aktiviteti Qeverisja e Pronës, Zyra Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA,OSBE, GIZ dhe UN Habitat. Pjesëmarrësit në takim diskutuan mbi fazat aktuale dhe ato të ardhme lidhur me aktivitet në fushën e kadastrit, programet ekzistuese dhe programet e reja të financimit, të cilat kanë për qëllim avancimin dhe përmirësimin e sektorëve të rëndësishëm në fushën e kadastrit. Në takim u diskutuan në detaje edhe mundësitë e bashkërendimit të aktivitete që përmirësojnë koordinimin, dhe rrisin rezultatet përmes ndikimit të tyre të drejtpërdrejtë.
Ky takim i donatorëve do të ndihmoj Agjencinë Kadastrale të Kosovës në planifikimin e aktiviteteve të rëndësishme, të cilat do të jenë gjithmonë në linjë me vizionin dhe përkushtimin e AKK-së në përmirësimin e sistemit kadastral në Republikën e Kosovës.
Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar e zyrat zhvillimore në vend është kyç për përmirësimin e kadastrit shtetëror, infrastrukturës, garantimin e të drejtave pronësore dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Shpërndaje në:

Të tjera

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net