𝐀𝐊𝐊 pjesë e Konferencës përmbyllëse të BIRN Kosova për trajnimet e akterëve të çështjeve pronësore

10/07/2025

Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve të trajnimeve dhe punëtorive të zhvilluara me zyrtarët kadastralë, noterët, avokatët, përmbaruesit dhe ndërmjetësuesit – në kuadër të projektit të Bankës Botërore PIAKOS – BIRN Kosova organizoi Konferencë përmbyllëse, ku u diskutuan gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga të gjitha sesionet e realizuara me këta akterë.
Pjesëmarrës përveç AKK-së ishin edhe përfaqësues nga:

• Oda e Noterëve
• Oda e Ndërmjetësuesve
• Oda e Përmbaruesve
• Avokatë
• Gjyqtarë
• Zyrtarë nga Zyret Kadastrale Komunale

Drenushë Januzi Kukaj nga Agjencia Kadastrale e Kosovës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të mirëfilltë ndërinstitucional për të arritur qëllimin e përbashkët: ofrimin e shërbimeve cilësore kadastrale për të gjithë qytetarët.
Ajo theksoi gjithashtu se AKK-ja, krahas reformave në kornizën ligjore – me Ligjin e ri dhe 11 Udhëzimet Administrative – ka publikuar së fundmi edhe dy Udhëzues pune: për 𝐌𝐚𝐭𝐣𝐞 dhe për 𝐑𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 .
“Kemi avancuar sistemet kadastrale, kemi ofruar qasje direkte në regjistrin kadastral për shumicën e institucioneve prezente këtu, përfshirë: Gjykatat, Noterinë, Përmbaruesit, etj. Po vazhdohet gjithashtu me realizimin e projekteve që do të digjitalizojnë tërësisht procedurat kadastrale – ku Noteri, Gjeodeti, Përmbaruesi dhe Ndërmjetësuesi do të mund t’i kryejnë shërbimet nga zyret e tyre, në kohë reale”.
AKK vlerëson lart gjetjet dhe rekomandimet e dala nga këto takime, si dhe diskutimet e frytshme që do të shërbejnë si bazë për reforma dhe avancime të mëtejshme në fushën kadastrale në të ardhmen.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net