Shoqata e Gjeodetëve në mbështetje të punëve dhe aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës

14/06/2023

Në një takim të përbashkët informues për punët, projektet dhe aktivitetet e saj, AKK-ja të mërkurën ka ftuar Shoqatën e gjeodetëve dhe gjeodetët e licencuar. Në takim u prezentuan nismat e AKK-së për reforma ligjore (përfshirë Projektligjin e kadastrit, i aprovuar javën e kaluar në Qeveri), projektet e planifikuara për tu realizuar dhe fillimi i monitorimit të gjeodetëve dhe kompanive gjeodete të licencuara. Në veçanti u prezentua Moduli i gjeodetëve i cili do të iu ofrojë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë gjeodetëve në regjistra kadastral, përfshirë edhe azhurnimin e të dhënave në pjesën grafike dhe tekstuale nga vet ata. U prezentuan poashtu edhe risitë e fundit në procesin e digjitalizmit të shërbimeve kadastrale dhe ofrimin e informacioneve në kohë reale për qytetarë.
Gjeodetët vlerësuan punën e AKK-së gjithashtu falemnderuan AKK-në për hapsirën e ofruar për ta për të kontribuar në ngritje të mëtejme të cilësisë së shërbimeve kadastrale dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që kanë me AKK-në. E AKK-ja në anën tjetër kërkoi bashkëpunim dhe përkrahje edhe nga ana e gjeodetëve dhe kompanive gjeodete të licencuara, në nismat e saja më qëllimin e përbashkët të të dyja palëve ngritjen e mëtejmë të nivelit të shërbimeve kadastrale.
Dinamizimi i projektit të RIK-ut ishte një kërkesë tjetër që u shtrua nga gjeodetët si propozim për planifikim afatgjatë në përfshirjen e të gjitha zonave kadastrale të Kosovës në projekt masiv të rindërtimit.
Në takim u diskututan edhe sfidat dhe problemet që gjeodetët hasin në punën e tyre të përditshme dhe u kërkua që të organizohen takime të rregullta të komunitetit të gjeodetëve me qëllim të këmbimit të përvojave ndërkolegiale. Kjo u premtua nga ana e Shoqatës së gjeodetëve, meqë aktualisht janë në proces zgjedhor për kryesinë e re të saj.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me noterë

24/11/2025

Kosova, nga tash e tutje, me portal zyrtar modern e multifunksional të gjeoinformacionit - Agjencia Kadastrale e Kosovës publikon Gjeoportalin e Ri Shtetëror...

21/11/2025

Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës së Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës

20/11/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net