AKK monitoron në terren aktivitetet në kuadër të projektit Rilevimi Aerofotogrametrik i Territorit të Republikës së Kosovës

13/09/2023

Një projekt i një rëndësie të veçantë për vendin, Rilevimi Aerofotogrametrik i Territorit të Republikës së Kosovës po zhvillohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Për të parë nga afër punimet në kuadër të projektit, sot me datë 13.09.2023 Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së, z.Avni Ahmeti së bashku me ekspertët e AKK-së, kanë bërë monitorimin në terren për punët gjeodezike të projektit, ku janë kontrolluar disa pika kontrolluese tokësore. Bazuar në planin dinamik, në këtë periudhë kohore është planifikuar të fillojë sinjalizimi i pikave kontrolluese në terren për blloqet urbane dhe rurale të cilat bazuar nga monitorimet e AKK-së plotësojnë standartet dhe saktësinë e kërkuar.
Ky projekt ka filluar me 06.07.2023 dhe do të plotësojë nevojat e qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës për fusha të ndryshme që ato mbulojnë, si: Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për çështje kadastrale, hartografike, sistemit të adresave,etj, Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, për planifikim urbanistik, infrastrukturën rrugore, menaxhimin e ujerave etj, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për menaxhimin e pyjeve, tokave bujqësore etj, Ministrisë së Financave, Departamentit të Tatimit në Pronë, etj, Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave për fatkeqësitë natyrore,etj, Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, etj, Ministrisë së Mbrojtjes FSK-së për veprimtaritë ushtarake, etj.
Njëherësh AKK kërkon mirëkuptimin dhe kujdes nga qytetarët e vendit që të kenë kujdes të mos dëmtojnë këto pika të vendosura në terren.

Shpërndaje në:

Të tjera

Digjitalizimi nuk është vetëm një modul apo një shërbim i vetëm, është një transformim i plotë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

25/03/2026

AKK mban takim online me përfaqësuesit e Bankës Botërore për projektin REGIP

24/03/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Hanit të Elezit!

24/03/2026

Avdi Morina, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës ka folur për digjitalizimin e proceseve kadastrale ...

24/03/2026

Proceset e punës në kryeqytet janë lehtësuar falë digjitalizimit të shërbimeve kadastrale

23/03/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net