Mbahet takimi i radhës i Komitetit të praktikave të mira

20/09/2023

Mirëmbajtja e Sistemeve të Informacioneve Kadastrale të Tokave të Kosovës (SIKTK) Në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, Agjencia Kadastrale të Kosovës në bashkëpunim me USAID-in kanë organizuar takimin e radhës së Komitetit të praktikave të mira me pjesëmarrës zyrtarë nga komunat e: Pejës, Ferizajit, Lipjanit, Suharekës, Rahovecit, Obiliqit, Mitrovicës së Jugut, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Prishtinës Pjesëmarrës ishin gjithashtu edhe zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave - Departamenti i Tatimit në Pronë.
Temë diskutimi ishin “Ndryshimet ligjore në legjislacion në lidhje me ankesat kundër vendimeve të ZKK-së dhe AKK-së” dhe Programi Qeveritar për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027 (me fokus në shërbimet kadastrale). AKK-ja gjithashtu informoi të pranishmit edhe për disa aktivitetet kryesore të AKK-së në këtë periudhë kohore.
Kujtojmë që Komiteti i Praktikave të Mira (KPM) shërben si një forum këshillues ndërinstitucional, për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, që kanë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen dhe mirëmbajtjen e Regjistrit të të Drejtave Pronësore në Kosovë. Nga këto takime synohet që të definohen hapat që duhet të ndërmarrë secila ZKK në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së.
Në anë tjetër edhe AKK-ja do ofrojë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për ZKK-të, por gjithashtu do të monitorojë edhe implementimin e ndryshimeve në gjetjet e këtij aktiviteti dhe në përgjithësi funksionimin dhe aktivitetin e ZKK-ve.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net