Projekti për matjen e rrugëve të reja në teren

28/09/2023

Në kuadër të projektit REGIP të Bankës Botërore, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka paraparë edhe komponentin për kompletimin e Sistemit të Adresave në Republikën e Kosovës. Në kuadër të këtij komponenti janë paraparë disa aktivitetet si: Matja e rrugëve të reja në teren, mbledhja dhe përditësimi i të dhënave të adresave, prodhimi dhe instalimi i tabelave të emrave të rrugëve dhe numrave të adresave për komunat e ku mungojnë, ndërlidhja e qytetarëve me Adresa zyrtare dhe zhvillimi i aplikacionit ARIS mobile.
Aktiviteti për matjen e rrugëve të reja në teren ka përfunduar me sukses. Ky aktivitet ka filluar në maj të vitit 2023 dhe ka përfunduar në gusht të vitit 2023. Ky aktivitet ka pasur për qëllim matjen e rrugëve të reja të cilat kanë qenë të skicuara paraprakisht nga ana e komunave dhe më pastaj përmes GPS është bërë matja e rrugëve. Gjatësia e rrugëve të skicuara nga komunat ka qenë rreth 635628 metra, kurse rrugë të matura në fund të projektit ishin rreth 797165 metra.
Ky aktivitet ka qenë shumë i rëndësishëm për faktin që komunave iu është dhënë mundësia që të dhënat e adresave të jenë sa më të përditësuara. Përditësimi i të dhënave të adresave është shumë i rëndësishëm për faktin që Sistemi paraqet një gjendje më reale për numrin e tabelave të emrave të rrugëve dhe numrave të adresave që kanë nevojë për prodhim dhe instalim, e më pastaj është i rëndësishëm edhe për pajisjen e qytetarëve me adresë zyrtare.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026

Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Kllokotit

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Ranillugut

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net