AKK pret në takim Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

30/10/2023

Kohë më parë Agjencia Kadastrale e Kosovës kishte marrë vendim për hapjen e pjesshme të regjistrave të saj për institucione të interesit, ndërsa shumë nga këto institucione pasi që i janë nënshtruar trajnimit nga ekspertë të AKK-së kanë filluar të i qasen regjistrave për nevoja të punëve të tyre të përditshme.
Në shtator 2022 në ambientet e AKK-së është mbajtur trajnimi i zyrtarëve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për qasje të kufizuar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme. Trajnimit iu nënshtruan disa zyrtarë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ndërsa përgatitja e tyre do të mundësojë shfrytëzimin e informacioneve kadastrale në kohë reale dhe përmes ueb shërbimeve. Nevoja për këtë trajnim vije edhe si rezultat i avancimeve teknologjike dhe ligjore të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në fushën e hapjes së të dhënave dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale me institucione publike të interesit. Kjo mënyrë e funksionimit do të avancojë kualitetin e shërbimeve që institucione të ndryshme u ofrojnë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në takimin e fundit të mbajtur në AKK u diskutua në lidhje me mundësinë e verifikimit të pronarëve që tashmë janë verifikuar më herët me kërkesa fizike në AKK. Për të thjeshtuar dhe shpejtuar verifikimin palët u dakorduan për zhvillime të reja në sistemet digjitale për të mundësuar komunikim nëpërmjet ueb shërbimeve.
Meqë fokusi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës është digjitalizimi i shërbimeve kadastrale, ky institucion po vazhdon takime me palë të ndryshme të interesit për të mundësuar ofrimin e shërbimeve sa me të lehta e më të shpejta në të dhëna kadastrale.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net