Agjencia Kadastrale e Kosovës pret në takim përfaqësuesit e projektit PIAKOS

08/11/2023

Me qëllim të bashkërendimit në fushën e informimit të publikut për aktivitetet në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, u mbajt takimi me përfaqësuesit e projektit për shërbimet e informimit publik dhe vetëdijesimit për komunitetet pakicë në Kosovë (PIAKOS), i zbatuar nga Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC). Objektivi i këtij projekti të financuar nga Banka Botërore është përmirësimi i qasjes në informatat për regjistrimin e tokës dhe pronës dhe shërbimet këshilluese për gratë, të rinjtë dhe komunitetet pakicë në Republikën e Kosovës.
Në këtë takim përveç tjerash u diskutua mundësia e bashkërendimit të aktiviteteve për të cilat projekti PIAKOS mund ta ndihmojë Agjencinë Kadastrale të Kosovës në fushën e informimit të publikut, e sidomos gjatë implementimit të projekteve të rëndësishme që priten të zhvillohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës siç janë: Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, Finalizimi i Sistemit të Adresave, Korrigjimi i të dhënave në SIKTK, implementimi i infrastrukturës kombëtare të informacioneve hapësinore etj.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net