𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢 𝐟𝐫𝐲𝐭𝐬𝐡ë𝐦 𝐦𝐞 𝐃𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐚𝐧𝐤ë𝐬 𝐁𝐨𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐭𝐞𝐤 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

17/06/2025

Akk x Ministria Mjedisit Delegacioni i Bankës Botërore kanë filluar vizitën një javore në Kosovë, ku të udhëhequr nga z. Caleb Travis Johnson, vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK), për të diskutuar mbi ecurinë e Projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Kadastër dhe Infrastrukturën Gjeohapësinore (REGIP), projekt ky i financuar nga Banka Botërore, që njëherit ka për qëllim përmirësimin e sistemit kadastral dhe gjeohapësinor në Republikën e Kosovës.
Në takimin e zhvilluar, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, diskutuan mbi progresin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2025 dhe çështje të tjera të rëndësishme për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve deri në përmbyllje të projektit të REGIP në vitin 2026, ku njëashtu u informuan hollësisht për progresin, të arriturat dhe të gjitha sfidat në realizimin e objektivave të AKK-së.
Në krye të herës, u theksua suksesi i arritur tashmë i zgjatjes së projektit REGIP, rrjedhimisht Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, dhe Udhëheqësi i Njësisë Implementuese të projektit REGIP, Muzafer Qaka prezantuan të gjitha të arriturat, përfshirë këtu finalizimin e 13 projekteve, si dhe potencuan projekte tjera të rëndësishme që janë në proces të implementimit si në vijim:
Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare;

- Rindërtimi i Kadastrit;
- Avancimi i sistemeve kadastrale;
- Konvertimi dhe migrimi i të dhënave grafike nga projektet e kadastrit të ndërteseve;
- Skanimi i dokumenteve të Arkivit Kadastral; si dhe
- Zhvillimi i Gjeoportalit (NSDI dhe Gjeoportali Shtetëror).

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën angazhimin e tyre për mbështetje të mëtejshme, ndërsa AKK e konfirmoi përkushtimin për implementimin e aktiviteteve sipas planit të paraparë. Kjo vizitë riafirmon edhe një herë mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mes BB dhe AKK, në avancimin e projekteve kadastrale dhe zhvillimin e infrastrukturës gjeohapësinore në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

Shpërndahen licencat për grupin e ri të gjeodetëve

03/03/2026

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026

Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Kllokotit

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net