Deputetët e Komisionit parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim takohen me Zv.Drejtorin e Përgjithshëm të AKK-së

09/11/2023

Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, së bashku me Zv. Drejtorin e Drejtorisë Ligjor z. Bashkim Shaqiri, ka pritur në takim Deputetët e Komisionit parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, z. Milazim Salihaj, z. Isak Shabani dhe z. Salih Zyba.
Z. Ahmeti i njoftoi deputetët për aktivitetet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, duke përfshirë infrastrukturën ligjore, projektet kapitale, avancimet në sisteme kadastrale dhe aktivitetet e tjera të cilat janë në proces të realizimit nga AKK-ja.
Pashmangshmërisht në këtë takim u diskutua edhe për Projektligjin për kadastër me të cilin trajtohet një nga problemet më të theksuara në të drejtat pronësore që është informaliteti i lartë. Ky problem do të zgjidhet përmes fuqizimit të rolit të komisionit për Rindërtimin e informacioneve kadastrale, i definuar me këtë ligj.
Në anën tjetër deputetët e informuan Zv. Drejtorin Ahmeti, që Projektligji për Kadastër të Pronës së Paluajtshme është në rend dite në seancën e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net