AKK vazhdon dorëzimin e Raporteve të monitorimit tek Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët e ZKK-ve

10/11/2023

AKK-ja ka vazhduar vizitat nëpër komuna në të cilat ka përfunduar tashmë monitorimi punëve dhe aktiviteteve nga grupi monitories i AKK-së. Për të dorëzuar tek kryetarët dhe drejtorët e ZKK-ve raportin me gjetjet dhe rekomandimet nga ky proces, Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti, bashkë me Zv. Drejtorin Ligjor Bashkim Shaqiri dhe Drejtorin e RDPP-së z.Hasim Pacolli u takuan me Nënkryetarin e Komunës së Shtimes z. Faruk Beqa, Shefen e kabinetit të kryetarit znj. Anita Kurti  si dhe Drejtorin e ZKK-së z. Grejtalb Emini.
Për këtë aktivitet AKK-ja ka formuar tri grupe punuese për kontroll të lëndëve për pjesën grafike, pronësore-juridike, tekstuale si dhe gjeodetëve dhe kompanive gjeodete të licencuara. Kontrolli i lëndëve është bërë nga dosjet e skanuara e të cilat janë të bashkangjitura në SIKTK për disa nga lëndët e aprovuara dhe të refuzuara nga zyrtarët e Zyrave Kadastrale Komunale. Të njejtat lëndë mandej janë verifikuar edhe fizkisht nga vizitat nëpër ZKK. Përzgjedhja e lëndëve për kontrollë është bërë në formë të rastësishme dhe përfshinë periudhën kohore Korrik 2022 - Mars 2023.
Në këtë takim Zv. Drejtori Ahmeti i informoi më detajisht të pranishmit edhe për projektet e planifikuara të AKK-së, të cilat pritet të fillojnë shumë shpejt e për të cilat është i domosdoshëm bashkëpunimi me komuna, në veçanti Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, Korrektimi i të dhënave në SIKTK, Lidhja e personave me adresa, etj.
Në anën tjetër Nënkryetari Beqa dhe Drejtori Emini falënderuan AKK-në për gjetjet në raportin e monitorimit për ZKK-në e Shtimes, gjithashtu edhe për informim për projektet tjera të AKK-së, duke premtuar bashkëpunim në secilin prej tyre në të mirë të qytetarëve të komunës që ata udhëheqin.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026

Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Kllokotit

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Ranillugut

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net