Funksionalizohen shërbimet kadastrale në ZKK Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan

27/11/2023

Për herë të parë pas 23 viteve po funksionalizojmë shërbimin kadastral me hapjen e Zyreve Kadastrale Komunale në Komunën e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut, si dhe rifunksionalizmin e Mitrovicës Veriore.
Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me MMPHI ka arritur të siguroj lokacionin, pajisjet teknologjike dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse, që qytetarët e këtyre komunave të marrin shërbime kadastrale në komunën e tyre.
Për të shpërndarë Certifikatat e para të pronësisë prezent në këto komuna ishte edhe Ministri Liburn Aliu.
Ministri në fjalën e tij për media uroi qytetarët e këtyre komunave për shërbimet e reja që iu janë shtuar atyre, duke iu premtuar edhe përkrahje të mëtutjeshme.
Pjesëmarrës në hapje zyrtare të ZKK-ve ishte edhe Zv.Drejtori i përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti i cili premtoi që Agjencia Kadastrale e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen e plotë për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira kadastrale dhe sa më afër qytetarëve.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net