AKK pret në takim ekspertë të Bankës Botërore në kuadër të Projektit “Rritja e Cilësisë dhe Fushëveprimit të Regjistrimit të Tatimpaguesve”

05/12/2023

Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti së bashku me Zv. Drejtori i DL-së z.Bashkim Shaqiri dhe Ekspertin kadastrale Esat Xani,  të hënën priti në takim ekspertët e Bankës Botërore: Mediha Agar, Jonas Arp Fallov, Katarina Dulic dhe William Mccluskey, të cilët i informuan nga afër të pranishmit për projektin “Rritja e Cilësisë dhe Fushëveprimit të Regjistrimit të Tatimpaguesve”, të cilin BB-ja po realizon në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
Temë qëndrore e takimit me interes për përfaqësuesit e këtij projekti ishte mbledhja e të dhënave dhe informacionit mbi sistemin e administrimit të tatimit në pronë, identifikimi i sfidave dhe mundësive për të përmirësuar sistemin si nga perspektiva e politikave ashtu edhe nga ajo e zbatimit dhe diskutimi i ideve fillestare mbi rekomandimet dhe hapat e mëtutjeshëm.
Agjencia Kadastrale e Kosovës në anën tjetër shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në kuadër të këtij projekti me interes të veçantë për qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos në çështjet që ndërlidhen direkt me vlerësimin e pronës.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net