AKK pret në takim përfaqësues nga Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës (SHGJK)

13/12/2023

Me qëllim të diskutimit të çështjeve të ngritura javëve të fundit por edhe informimit për zhvillimet në AKK me datën 12.12.2023 është mbajtur një takim me përfaqësuesit e SHGJK-së.
Për hir të transparencës për të gjithë publikun e gjerë por edhe për komunitetin gjeodet në veçanti, AKK-ja ka ftuar në takim të gjithë këshillin drejtues të SHGJK-së.
Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së me bashkëpunëtorë në takimin e mbajtur dje me përfaqësues nga Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës dhanë këto sqarime për të pranishmit:

• Kronologji të detajuar të punës që AKK-ja ka bërë për Projektligjin për kadastër,
• Votimin e draftit të parë të tij në Qeveri,
• Procesin e kalimit të Projektligjit në Komision Parlamentar,
• Pjesëmarrjen në grupet punuese të Kuvendit si dhe sqarimet e dhëna për Komisionin parlamentar,
• Kontributin e Shoqatës në këtë proces,
• Amandamentimet e AKK-së dhe SHGJK-së në Draftin final.

Agjencia Kadastrale e Kosovës në vazhdimësi ka përkrahur dhe ka inkurajuar gjeodetët që të japin kontributin e tyre në çështjet profesionale në të cilat është përgjegjëse AKK-ja, qoftë në përgatitjen e Kornizave të punës, qoftë në plotësim/ndryshim të Udhëzimeve administrative, rregullim/ndryshim të procedurave për ofrim të shërbimeve kadastrale, u ka ofruar qasje në sisteme kadastrale e sigurisht ka vlerësuar edhe kontributin e tyre për Ligjin e Kadastrit si një ndër ligjet bazike të kësaj fushe.
AKK-ja në punën e saj mbështetet në parimet si: paanshmëria, profesionalizimi dhe neutraliteti, prandaj një shkrim i tillë nuk qëndron dhe për më tepër ka për qëllim krijimin e opinioneve apo imazhit të ndryshëm nga ai që realisht e karakterizon Agjencinë Kadastrale të Kosovës, është tendencë për të dezinformuar opinionin e gjerë me shkrime të tilla të pavërteta, vetëm një ditë para votimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës.
Andaj, bazuar në gjendjen faktike konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se nuk ka ndodhur asnjë refuzim i bashkëpunimit me SHGJK-në, asnjë shpërfillje e për më tepër AKK-ja edhe e ka ftuar SHGJK-në që të bashkëpunojë ngushtë për të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me profesionistët e fushës.
AKK-ja shpreh gatishmërinë e saj të jap sqarime e përgjigjje edhe sot për secilin që ka paqartësi sa i përket Projektligjit për kadastër dhe cilitdo aktiviteti tjetër që është realizuar dhe po realizohet aktualisht nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me noterë

24/11/2025

Kosova, nga tash e tutje, me portal zyrtar modern e multifunksional të gjeoinformacionit - Agjencia Kadastrale e Kosovës publikon Gjeoportalin e Ri Shtetëror...

21/11/2025

Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës së Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës

20/11/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net